Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat gjatë takimit me kryebashkiakët, sidomos me Pjerin Ndreun.
Rama: “Enton, ti ishe kampioni i rindërtimit dhe e bëre Shijakun avangard të këtij procesi. Tani duhet të bëhesh kampioni i legalizimeve. Kur i thoja Pjerin Ndreut të merrte shembull nga Shijaku për rindërtimin, ai thoshte që rindërtimi për ne është punë e vogël. Tani do t’i tregoj shembullin tënd për legalizimet, se policia nuk do të të lavdërojë gjithë kohën.”
Pjerin Ndreu: “Meqë kjo njolla e policit më ka ngelur, s’ma hiqni dot.”
Rama: “Nuk është njollë, është nder. Po të mos ishe polic, s’do të ishe dot kryetar bashkie.”
Ndreu: “E kam për nder, po bëj pak policin.”
Rama: “Ai merak do të dalë me shpirtin. Fitore e madhe për Shëngjinin.”
Ndreu: “Kur doni të shani dikë, thoni ‘bën si polic’, por kur duam të bëjmë policin, s’na lini.”
Rama: “Pse përhap lajme të rreme? Po këtë shaka e bëre si polic.”
Ndreu: “Nuk janë reflektuar disa nga ato që kemi diskutuar në Këshill. Disa gjëra duhet të ishin më të përcaktuara. Mund të bëjmë më mirë, mund t’i dedikojmë detyrat më saktë, të bëjmë disa predispozita detyruese. Si ta vendosim, sa duhet të jetë numri i njerëzve.”
Rama: “Nuk je shumë i qartë. Këto janë të gjitha të sqaruara. Ky proces do ta udhëheqë bashkia, jo Kadastra. Bashkia do të vendosë dosjet prioritare dhe Kadastra duhet t’i marrë dhe të bëjë regjistrimin. Çfarë nuk shkon sipas jush, duhet t’i referohet ministrit.”
Ndreu: “S’po bëjmë debat.”
Rama: “Me këtë konkluzion të Policisë, ju falenderoj të gjithëve dhe punë të mbarë.”