Site icon Informohu siç duhet

“Më ka ngacmuar 80% e estradës”/ Ronela Hajati flet për jetën private: E shoh të vështirë rënien në dashuri. Kam shumë dëshirë, por s’nuk…

“Më ka ngacmuar 80% e estradës”/ Ronela Hajati flet për jetën private: E shoh të vështirë rënien në dashuri. Kam shumë dëshirë, por s’nuk…

Ronela Hajati

TIRANË– Ronela Hajati ka qenë e ftuar në “Pushime On Top”, ku ka folur për karrierën e jetën private gjithashtu.

Këngëtarja ka pohuar se në fillimet e karrierës së saj është ngacmuar nga 80% e estradës, ndërsa e ka cilësuar këtë fakt si diçka normale dhe që u ndodh të gjitha vajzave.

Eni Shehu: Ty të ka ndodhur në ndonjë ambient artistik të njihesh dhe të flirtosh apo të kesh marrëdhënie me kolegë?

Ronela Hajati: Njerëz jemi. Po më ka ndodhur.

Eni Shehu: Jo ajo historia që dimë të gjithë, tjetër.

Ronela Hajati: Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare, sa kam nisur këto koncertet e para, absolutisht që më kanë ngacmuar 80% e estradës, edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë.

Eni Shehu: Ndonjë lidhje në “Big Brother” do e kishe menduar apo do e kishe përjashtuar?

Ronela Hajati: Të gjithë njerëzit thonë nuk e besoj, por nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë. Jam në një fazë që e shoh një çikë të vështirë këtë rënien në dashuri, tani në këtë moshë. Unë kam shumë dëshirë, por sikur s’nuk shumë.

Exit mobile version