Një meteorit që ra mbi një shtëpi në SHBA më 26 qershor është zbuluar të jetë më i vjetër se vetë Toka.
Sipas analizës së Universitetit Shtetëror të Xhorxhias, shkëmbi hapësinor është formuar rreth 4,56 miliardë vjet më parë, pra rreth 20 milionë vjet përpara krijimit të Tokës.
Meteorit shpoi çatinë e banesës dhe shpërndau fragmente rreth zonës, të cilat pronarët ende po i mbledhin. “Ky meteorit kishte një histori të gjatë përpara se të hynte në atmosferë dhe të godiste shtëpinë,” tha studiuesi Scott Harris.


