Site icon Informohu siç duhet

“Më goditi në makinë”, i riu në Tiranë denoncon të dashurën për dhunë fizike

Dhuna në familje dhe në marrëdhëniet intime vijon të përshkallëzohet shqetësueshëm në kryeqytet. Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e Tiranës janë regjistruar 25 denoncime për raste dhune familjare, një shifër që sinjalizon një problem të thellë social.

Sipas të dhënave, incidentet përfshijnë dhunë midis bashkëshortëve, ndaj fëmijëve dhe prindërve, si dhe konflikte të dhunshme mes të rinjve në marrëdhënie sentimentale. Raste të pazakonta janë edhe ato ku vajzat ushtojnë dhunë ndaj partnerëve të tyre, duke sfiduar perceptimet tradicionale mbi rolet në marrëdhëniet intime.

Një prej tyre është rasti i një të riu që denoncoi se është dhunuar fizikisht nga e dashura e tij gjatë një udhëtimi me makinë në Tiranë. Gruaja është shpallur në kërkim nga policia.

Në shumë raste, dhuna ushtrohet nga prindërit ndaj fëmijëve, ndërsa në bashkëshortësi ndodhin përleshje të ndërsjella që kërkojnë ndërhyrjen e policisë. Në disa raste janë lëshuar urdhër-mbrojtjeje për të dy palët.

Policia vijon të trajtojë me seriozitet çdo denoncim, disa prej të cilëve janë referuar në prokurori për ndjekje penale.

Exit mobile version