Site icon Informohu siç duhet

“Me elegancën e tij frymëzoi botën”/ Meloni nderon Giorgio Armanin: Faleminderit për gjithçka!

xr:d:DAF94PSrxis:6,j:6460833547918005944,t:24022609

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka nderuar stilistin legjendar Giorgio Armani, i cili u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

“Giorgio Armani na la në moshën 91 vjeç. Me elegancën, maturinë dhe kreativitetin e tij, ai i solli prestigj modës italiane dhe frymëzoi të gjithë botën. Një ikonë, një punëtor i palodhur, një simbol i më të mirës së Italisë. Faleminderit për gjithçka”, shkroi Meloni në rrjetet sociale.

Armani, i lindur në Piacenza më 1934, revolucionarizoi modën italiane dhe botërore, duke themeluar në 1975 markën që u bë sinonim i elegancës dhe minimalizmit. Për më shumë se pesë dekada, ai krijoi një perandori globale që përfshin linjat Emporio Armani, parfumet, aksesorët dhe hotelet e luksit.

Vetëm pak ditë para vdekjes, Armani kishte miratuar personalisht koleksionin e 50-vjetorit të shtëpisë së tij të modës.

Reagimet për ndarjen nga jeta të ikonës së stilit kanë ardhur nga liderë botërorë, artistë e personalitete të modës, duke e cilësuar atë një frymëzim të përhershëm.

Exit mobile version