Site icon Informohu siç duhet

Me “BMW” në rrugët e Tiranës, kapen dy shpërndarësit e dro*ave të rënda

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohen se shpërndanin heroinë dhe kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Mine Peza”, efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan një automjet tip “BMW”, ku udhëtonin shtetasit K. P. dhe H. S.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti doza heroine dhe kokaine tek 21-vjeçari K. P., ndërsa tek 27-vjeçari H. S. u gjetën doza kokaine. Të dy të rinjtë u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Exit mobile version