Kryeministri Edi Rama u ka bërë sot një thirrje qytetarëve që t’i bashkohen aksionit të madh “Male të Pastra”, i cili do të zhvillohet më 26 gusht në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në mbarë vendin.
Në një postim në Facebook, Rama e cilësoi këtë nismë si një kontribut modest, por me mesazh të fortë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët:
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës ‘Male të Pastra’, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura… si një mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkroi ai.
Qëllimi i aksionit është ndërgjegjësimi i qytetarëve për ruajtjen e mjedisit dhe pastrimin e zonave të mbrojtura, duke mbështetur njëkohësisht turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri.


