Policia e Shtetit ka ndaluar një automjet që udhëtonte me 181 km/h në aksin Levan–Tepelenë, ku kufiri i shpejtësisë është vetëm 80 km/h.
Në njoftimin zyrtar, Policia thekson se tejkalimi i shpejtësisë nuk është shenjë guximi, por një rrezik i drejtpërdrejtë për jetën e shoferit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Sipas saj, pajisjet elektronike të kontrollit “Poliscan” funksionojnë 24 orë në ditë, duke identifikuar automjete që lëvizin deri në 2.5 herë mbi normën e lejuar.
Policia Rrugore apelon sërish për respektimin e kufijve të shpejtësisë, kujdes në drejtimin e mjetit dhe mbrojtjen e jetës në rrugë.


