Deputetja Monika Kryemadhi ka publikuar momentet teksa stërvitet në palestër duke bërë boks. Nën ritmet e muzikës “Eye of the tiger”, kolona zanore e filmit Rocky Balboa, Kryemadhi grushton me instruktorin.
Videon, të cilën e ka publikuar në instagram, Monika Kryemadhi e shoqëron me shkrimin ku bën apel që më 11 maj të votohet për Ilir Metën.
“Me 11 Maj e dini vet ju! Voto Ilir Metaj”, shkruan Monika Kryemadhi.
Kohët e fundit, Kryemadhi ka dalë hapur në mbështetje të ish bashkëshortit të saj për në zgjedhjet e 11 majit, edhe pse ata janë në një proces divorci.