Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Më heq trurin, vdes për brekët”/ I kërkoi favore se*suale një gruaje, arrestohet mjeku i Qendrës Shëndetësore

    Opozita bashkon votat me maxhorancën, me 105 vota pro miratohet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore

    E papritur/ Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Mbyllja e Legjislaturës X/ Spiropali: I hapi rrugën Shqipërisë drejt BE-së, tani nis beteja për 2030-ën

    July 4, 2025

    Në mbyllje të Legjislaturës së X-të, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vlerësoi punën e bërë gjatë katër viteve të fundit duke e cilësuar këtë periudhë si të rëndësishme për procesin e integrimit europian dhe zhvillimin e vendit. Ajo tha se janë zhvilluar 189 seanca plenare dhe janë miratuar 521 akte, mes tyre 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta.

    Spiropali theksoi se legjislatura ka miratuar ligje të rëndësishme që lidhen me energjinë, mbrojtjen e mjedisit, sigurinë kibernetike, barazinë gjinore, digjitalizimin, investimet, përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e të ardhurave të qytetarëve.

    Ajo shprehu mirënjohje për të gjithë deputetët, zëvendëskryetarët e Kuvendit, kryetarët e komisioneve, gazetarët, median, shërbimet parlamentare dhe qytetarët, duke theksuar se pavarësisht debateve dhe përplasjeve, të gjithë bashkë kanë dhënë maksimumin për Shqipërinë.

    Duke folur për periudhën e saj si Kryetare e Kuvendit, Spiropali e cilësoi atë si privilegjin dhe sfidën më të madhe të jetës së saj politike, ndërsa vlerësoi votimin e reformës zgjedhore, bashkëpunimin rajonal dhe intensifikimin e diplomacisë parlamentare si disa nga arritjet më të spikatura.

    Ajo nënvizoi se Shqipëria ka përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe është bërë një nga vendet kryesore kandidate. Sipas saj, përparimi është pasqyruar edhe në rritjen e të ardhurave për frymë, rritjen e pagës mesatare dhe uljen e papunësisë.

    Spiropali theksoi se legjislatura e ardhshme do të ketë përpara sfidën për t’i vënë vulën anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke përmendur nevojën për modernizimin e procesit ligjvënës, përmirësimin e infrastrukturës parlamentare dhe forcimin e komisioneve të posaçme.

    Në fund, ajo u shpreh se Kuvendi i ri duhet të jetë më efikas, më i hapur, më transparent dhe më afër qytetarëve, në mënyrë që të forcojë demokracinë, të avancojë reformat dhe të mbrojë vlerat e shtetit të së drejtës.

    BE Elisa Spiropali legjislatura
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Më heq trurin, vdes për brekët”/ I kërkoi favore se*suale një gruaje, arrestohet mjeku i Qendrës Shëndetësore

    November 6, 2025

    Opozita bashkon votat me maxhorancën, me 105 vota pro miratohet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore

    November 6, 2025

    E papritur/ Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

    November 6, 2025

    E FUNDIT/ Kuvendi miraton projektligjin për Barazinë Gjinore: 77 vota pro, 36 kundër

    November 6, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Vështirësitë në çift do jenë të shumta/ Parashikimi i horoskopit 4 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.