TIRANË– Ditën e sotme është mbyllur përfundimisht burgu i grave “Ali Demi”. Mësohet se ambientet e burgut ku vuanin dënimin gratë për krime të ndryshme në Republikën e Shqipërisë, do të kthehet në një burg gjysmë të hapur ku do të mbahen të burgosurit me gjysmë liri. Pra bëhet fjalë për ata shtetas të dënuar që shkojnë në burg vetëm natën kurse ditën punojnë ose do ndjekin një shkollë.
Sot po transportohen nga policia e burgjeve, 30 të paraburgosurat e fundit që do të mbahen në burgun e Pojskës, Pogradec, ndërsa në fillim të kësaj jave u transferuan gratë me status të burgosura dhe sot të gjitha të paraburgosurat./Radar.al