Site icon Informohu siç duhet

Mbyllet numërimi në Sarandë, fiton PS. PD e dyta, “Shqipëria Bëhet” forcë e tretë

Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë e Sarandës, në qarkun e Vlorës. Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste ka siguruar një fitore të qartë me 7,957 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 3,725 vota.

Koalicioni “Shqipëria Bëhet” i Adriatik Lapajt është renditur forcë e tretë me 1,462 vota.

Në qarkun e Vlorës, PS është forcë e parë në bashkitë Delvinë, Finiq, Himarë dhe Konispol. Numërimi vazhdon ende në bashkitë Vlorë dhe Selenicë.

Exit mobile version