Site icon Informohu siç duhet

“Mbroni qiellin!”, shefi i NATO-s paralajmëron: Rusia, kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e Europës

Shefi i NATO-s, Mark Rutte,

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një paralajmërim të fortë mbi kërcënimin në rritje që përfaqëson Rusia për aleancën dhe sigurinë e kontinentit europian. Në një deklaratë të publikuar nga Reuters dhe Sky News, Rutte theksoi se Rusia po përhap terror nga ajri, ndërsa bëri thirrje për një rritje urgjente të kapaciteteve ushtarake të NATO-s.

Ai pritet të kërkojë një rritje pesëfish të sistemit të mbrojtjes ajrore, duke theksuar se rreziku është real dhe se NATO duhet të jetë e përgatitur për më të keqen. Krahas mbrojtjes ajrore, Rutte do të kërkojë edhe shtim të ndjeshëm të kapaciteteve ushtarake në përgjithësi, përfshirë automjete të blinduara, tanke dhe predha artilerie, si dhe dyfishim të aftësive logjistike dhe mbështetjes mjekësore, për të siguruar që forcat e aleancës të jenë të gatshme për operacione të gjera dhe afatgjata nëse nevoja do ta kërkonte.

Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të shtuara ndërkombëtare, me përshkallëzim të luftës në Ukrainë dhe shqetësime për destabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe vendet baltike. Në këtë kontekst, thirrja e Rutte shihet si një sinjal alarmi për një mobilizim më të gjerë të NATO-s përballë kërcënimeve gjithnjë më konkrete nga Moska.

Exit mobile version