Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë ku bën me dije se Presidenti Joe Biden urdhëroi forcat ushtarake amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat e lëshuara drejt Tel Avivit.
Deri tani, nga sulmet iraniane janë konfirmuar 8 viktima, me Izraelin që ka ndezur sërish sirenat e luftës.
Biden thuhet se po monitoron sulmin nga dhoma e situatës në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me nënpresidenten e tij, Kamala Harris.
Kujtojmë se Irani kishte premtuar se do të hakmerrej për sulmet ajrore izraelite të javëve të fundit që vranë udhëheqësinë e lartë të Hezbollahut në Liban, grupit militant që është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Lexo edhe
E frikshme/ Momentet e sulmit, dalin pamjet kur raketat zbardhin qiellin e Tel Avivit
Lajm i fundit/ Nis hakmarrja, ndodhi ajo që u paralajmërua. Lëshohen qindra raketa drejt Izraelit
E rëndë/ Paralajmërimi vjen nga Inteligjenca amerikane: Po përgatitet sulm me raketa balistike ndaj…