Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Mbrojtësi i PSG përballet me gjyq për për*hunim, rrezikon deri në 15 vite burg

    August 1, 2025

    Mbrojtësi i Paris Saint-Germain dhe i kombëtares së Marokut, Achraf Hakimi, mund të përballet me një proces penal pas akuzave për përdhunim, raportoi “Le Parisien”. Prokuroria e Nanterre paraqiti më 1 gusht 2025 kërkesën për ngritjen e aktakuzës, duke e çuar çështjen në gjykatën penale të Hauts-de-Seine.

    Ngjarja e dyshuar daton në shkurt 2023, në banesën e futbollistit në Boulogne-Billancourt pranë Parisit. Sipas denoncimit, viktima 26-vjeçare kishte komunikuar me Hakimin përmes Instagram-it për më shumë se një muaj para se të takohej me të. Ajo pretendon se lojtari e ka prekur dhe puthur pa pëlqimin e saj, më pas e ka detyruar me forcë.

    Fillimisht, e reja nuk bëri kallëzim formal, por më vonë dorëzoi mesazhe te hetuesit që, sipas saj, tregonin traumën e përjetuar. Hakimi, i cili u mor në pyetje dhe kaloi disa orë në paraburgim më 3 mars 2023, e ka mohuar kategorikisht akuzën, duke e quajtur një tentativë për shantazh financiar.

    Në dhjetor 2023, lojtari dhe paditësja u përballën në gjykatë, duke mbajtur qëndrime të kundërta. PSG ka vazhduar të qëndrojë në krah të mbrojtësit maroken, duke thënë se beson në procesin gjyqësor. Mungesat e tij në stërvitje janë justifikuar nga klubi si “arsye personale”.

    “E vërteta është që kur je i suksesshëm, bëhesh një shënjestër e lehtë. Ata donin të më shantazhonin,” deklaroi Hakimi në janar 2025 për një bloger, duke shtuar se “drejtësia ka vepruar mirë deri tani”.

    Dosja ndodhet ende në duart e gjyqtarit hetues, i cili do të vendosë nëse çështja do të shkojë në proces penal. Nëse shpallet fajtor, Hakimi rrezikon deri në 15 vite burg.

    Achraf Hakimi mbrojtesi PSG
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.