Informohu siç duhet

Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

TIRANË– Aktori i njohur shqiptar, Indri Shiroka është në qendër të vëmendjes tashmë me romancën që ka krijuar me Vanesën në “FERMA VIP”.

Së fundmi janë publikuar në rrjet edhe disa fotografi të papublikuara më parë të Indrit, një prej personazheve më të përfolu të formatit.

Në këto imazhe, Indriti shfaqet në momente shume të afërta me ish-bashkëshorten e tij, duke zbuluar një anë më intime të jetës së tij përpara hyrjes në spektakël.

Në një prej fotove, dyshja shihet duke pozuar buzë detit në një atmosferë të lumtur dhe të relaksuar, ndërsa në një tjetër shfaqen të përqafuar, duke reflektuar një lidhje të fortë emocionale në atë periudhë.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut është një imazh ku ish-partnerja e tij shfaqet në pritje të ëmbël, me barkun e rrumbullakosur, duke dokumentuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre si çift, periudhën kur po prisnin të bëheshin prindër./Radar.al

Exit mobile version