Site icon Informohu siç duhet

Mbledhja e grupit të PS, zbardhet porosia e Niko Peleshit për deputetët

Partia Socialiste mblodhi grupin parlamentar të hënën e 28 tetorit ku përcaktoi priorietet e ditëve në vijim.

Burimet thanë se kreu i grupit, Niko Peleshi ka dhënë “porosi” që socialistët të vijojnë diskutimet në zonat elektorale për platformën e pensionistëve.

Po ashtu, është kërkuar angazhim i deputetëve për takimet e kryeministrit me diasporën, Selanik 3 nëntor dhe Londër 24 nëntor.

Më 4 nëntor fillon diskutimi për buxhetin 2025, më 18 Nëntor propozohet në konferencën e kryetarëve, ndërsa më 2 Dhjetor do dërgohet për votim në Parlament në tërësi (në parim).

Exit mobile version