Ëndrrat për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit kanë një kufi të qartë: mosha. Urdhri i ri i Ministrisë së Brendshme, botuar në Fletoren Zyrtare më 1 gusht 2025, përcakton se për të konkurruar në Akademinë e Sigurisë, kandidati duhet të jetë nën 30 vjeç.
Ky kriter, pjesë e ligjit të Policisë së Shtetit që ka hyrë në fuqi në korrik 2024, vendos një kufi të pakapërcyeshëm për të gjithë aspirantët mbi këtë moshë. Ky vit shënon mundësinë e fundit ku mosha nuk do të jetë pengesë për konkursin e ardhshëm.
Megjithatë, edhe me shtimin e efektivëve në Aeroportin e Vlorës dhe në Gjadër, vakancat janë të mëdha: mungojnë rreth 600 punonjës për nivelin bazë dhe 200 për pozitat e nënkomisarëve, të shkaktuara nga daljet në pension, dorëheqjet dhe shkarkimet pas hetimeve.
Mes këtij realiteti, të rinjtë nën 30 vjeç kanë një mundësi të artë për të hyrë në radhët e policisë, ndërsa të tjerët duhet ta harrojnë ëndrrën… për momentin.


