Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Diella përshpejtoi integrimin në BE, Holanda ndryshoi perceptim për Shqipërinë

    “Zvërneci është harruar!” Rama nga Jala për protestat: Protestuesi i sinqertë po kthehet në një vegël

    Bilanci tragjik në Venezuelë: Mbi 4 mijë viktima nga tërmetet, OKB kërkon 300 milionë dollarë ndihmë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Mbi 2.5 milionë hyrje-dalje në pikat kufitare të Kukësit me Kosovën gjatë majit dhe qershorit

    July 11, 2026

    Pikat kufitare të qarkut të Kukësit me Kosovën kanë regjistruar një fluks rekord lëvizjesh gjatë muajve maj dhe qershor, teksa mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar fundjavat dhe pushimet verore.

    Drejtori i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, Arben Alika, bëri të ditur se gjatë periudhës maj–qershor 2026 në pikat kufitare të qarkut janë përpunuar 2,569,414 shtetas dhe 1,303,496 automjete.

    Sipas tij, mesatarisht çdo ditë kanë kaluar kufirin 42,122 shtetas dhe 21,369 automjete, ndërsa fluksi më i lartë i regjistruar brenda 24 orëve ka arritur në 74,247 shtetas dhe 28,959 automjete.

    “Ky është një tregues i qartë i rritjes së ndjeshme të lëvizjeve ndërkufitare gjatë sezonit turistik”, u shpreh Alika gjatë një konference për mediat.

    Për të përballuar fluksin në rritje, autoritetet kanë shtuar kapacitetet e shërbimit në pikat kufitare, duke hapur edhe dy poste të reja pune në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

    Alika bëri të ditur gjithashtu se po përfundon instalimi i sistemeve dhe pajisjeve të reja teknologjike, të cilat pritet të përshpejtojnë përpunimin e qytetarëve dhe automjeteve, duke ruajtur njëkohësisht standardet e sigurisë kufitare.

    Një fokus i veçantë, sipas tij, i është kushtuar edhe monitorimit të sigurisë në hapësirat liqenore dhe lumore të qarkut. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, po kontrollohet zbatimi i rregullave të sigurisë nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në këto zona, si dhe përdorimi i mjeteve lundruese.

    Për këtë qëllim janë angazhuar 57 punonjës policie, ndërsa monitorimi po kryhet si nga toka, ashtu edhe nga ajri me përdorimin e dronëve.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Diella përshpejtoi integrimin në BE, Holanda ndryshoi perceptim për Shqipërinë

    July 11, 2026

    “Zvërneci është harruar!” Rama nga Jala për protestat: Protestuesi i sinqertë po kthehet në një vegël

    July 11, 2026

    Bilanci tragjik në Venezuelë: Mbi 4 mijë viktima nga tërmetet, OKB kërkon 300 milionë dollarë ndihmë

    July 11, 2026

    Pas shqetësimeve mbi çmimet, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

    July 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.