Shqipëria është gati për sfidën vendimtare ndaj Letonisë në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Vetëm pak orë para ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se të gjitha biletat janë shitur, duke garantuar një atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit.
Kuqezinjtë do të kenë përkrahjen maksimale të tifozëve në një përballje ku fitorja është jetike.


