Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    Viti 2025, më i errëti për ushtrinë ruse, 65 mijë ushtarë të vrarë në nëntë muaj

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hungaria konfirmon se SHBA e ka përjashtuar nga sanksionet për naftën ruse

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Mbështetja sociale/ Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon

    August 26, 2025

    TIRANË- Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës analizon llojet e përfitimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ku rezulton se vendi ynë është i fundit me vetëm 70 euro ndërkohë që në krye qëndron Republike Srpska me 335 euro.

    “Shumat e përfitimeve ndryshojnë ndjeshëm në rajon. Republika Srpska ofron shumën më të lartë mujore totale (335 euro), duke kombinuar asistencën sociale dhe ndihmat për fëmijë. Në të kundërt, Shqipëria ofron përfitimet mujore totale më të ulëta (70 euro), të përbëra nga Ndihma Ekonomike dhe një ndihmë për energjinë.

    Për vendet e tjera, përfitimet mujore totale janë si më poshtë: Federata e BiH (304 euro), Serbia (282 euro), Mali i Zi (267 euro), Maqedonia e Veriut (207 euro) dhe Kosova (191 euro)” thuhet në raport.

    Në një tabelë specifike raporti përmbledh se cilat janë skemat që aplikon kryesisht rajoni sa i takon mbështetjes sociale.

    Kështu llojet kryesore të përfitimeve sociale që aplikohen janë: skemat e përgjithshme të lehtësimit të varfërisë (që synojnë të ofrojnë mjete minimale jetese), ndihmat për fëmijë (për të mbështetur financiarisht familjet me fëmijë) dhe ndihmat për energjinë (të krijuara për të lehtësuar shpenzimet e larta të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë).

    Një tjetër pikë që raporti merr në analizë është procesi i ndërprerjes së ndihmës ku pavarësisht vlerës së ulët duket se Shqipëria ka disi fleksibilitet me të lartë kur një prej anëtarëve punësohet.

    “Pragu në të cilin këto përfitime ndërpriten ndryshon dukshëm, por një model i përbashkët është se shumica e përfitimeve të lidhura me varfërinë humben sapo nis punësimi formal, edhe në nivele minimale të të ardhurave.

    Serbia dhe Shqipëria janë përjashtimet e vetme. Në Serbi, ndihma financiare sociale (FSA) ulet gradualisht me rritjen e të ardhurave dhe humbet plotësisht vetëm kur të ardhurat neto nga puna arrijnë 210 euro.

    Në Shqipëri, Ndihma Ekonomike nuk ndërpritet automatikisht kur një anëtar i familjes fillon punë, por programi përdor një formulë të testit të mjeteve indirekte (PMT) për të përcaktuar të drejtën e përfitimit.

    Kjo formulë, e cila rillogaritet çdo 12 muaj, i jep një peshë të caktuar punësimit formal dhe, nëse vlera e llogaritur nga formula tejkalon pragun për marrjen e Ndihmës Ekonomike, familja nuk përfiton më” thuhet në raport./MONITOR

    70 euro mbështetje sociale Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    November 8, 2025

    Viti 2025, më i errëti për ushtrinë ruse, 65 mijë ushtarë të vrarë në nëntë muaj

    November 8, 2025

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hungaria konfirmon se SHBA e ka përjashtuar nga sanksionet për naftën ruse

    November 8, 2025

    Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike/ Zelensky: Mbi 400 dronë u neutralizuan, disa raketa u rrëzuan

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.