‘Omonia’, Organizata e minoritetit grek përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër kundër kandidatit të PS për Himarën, Vangjel Tavo.
Në njoftimin e Omonias thuhet se Tavo po vjen që të vjedhë në qytetin e Himarës sipas modelit të Veliut të Ramës, duke ju referuar Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Ndërsa më tej teksa kundërshton ashpër zgjedhjen e PS, Omonia shkruan se “Himara ka djalin e saj, Petro Gjikuria”.
Ky reagim vjen disa orë pasi kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në Instagram i ka shprehur mbështetjen kandidatit të PS për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo.
POSTIMI I PLOTË:
Nuk kishte fillim më të mirë për skilen Tavo sesa të fillonte fushatën me hajdutin Erjon Velia.
Dmth skilja po e nxjerr vetë kokën e pisët. Ka ardhur të vjedhë në Himarë sipas modelit të Veliut të Ramës. Të gjithë e dimë tashmë se në Tiranën e Veliut vidhen 100% e fondeve publike,krahas pronave private.
Hajduti i çertifikuar,që na paska patur mentor jabanxhiun Tavo, erdhi në Himarë ti japë një dorë atij që e mësoi.
Për të qeshur e për të qarë!
Të bukur moral kishte ajo shfaqje e shëmtuar hajnash në Jalë me çertifikatë të rilindur, por të dalë boje, sodoqoftë.
Kjo është Republika e Edi Ramës, që nuk njeh zgjedhje, as të zgjedhur që nuk vjedhin si ata.
Ne e refuzojmë Republikën e hajnave të Edi Ramës. Ata që të japin tapinë për të marrë votën dhe kur të marrin votën të marrin lirinë dhe tapinë bashkë me pronën.
Këta janë hajdutë, jo politikanë.
Himara ka djalin e saj , Petro Gjikuria !