Site icon Informohu siç duhet

“Mbështesim SPAK dhe reformën në drejtësi”/ Gonzato: Llogaridhënia dhe pavarësia, në thelb të çdo shoqërie demokratike

"Mbështesim SPAK dhe reformën në drejtësi"/ Gonzato: Llogaridhënia dhe pavarësia, në thelb të çdo shoqërie demokratike

Silvio Gonzato,

TIRANË– Silvio Gonzato, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për mbështetje ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi.

Ai ka nënvizuar rëndësinë e besimit në arkitekturën e reformës dhe theksoi se pavarësia dhe llogaridhënia janë elementë të domosdoshëm për një shoqëri demokratike.

“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike.Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si prsh rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi.”- tha Gonzato./Radar.al

Exit mobile version