GJIROKASTËR– Ka mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas, ndërsa pritet të hyjë në Shqipëri mëngjesin e sotëm.
Aktualisht trupi i pajetë i Janullatos tashmë është në pjesën greke të kufirit.
Me kalimin në tokën shqiptare do riorganiozohet një ceremoni, pasi janë mbledhur qindra qytetarë, kryesisht besimtarë ortodoks që kanë ardhur për ti dhënë lamtuirmirën e fundit Kryepiskopit. Për ta ngelet një prej ikonave të besimit orthodhoks që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.
Pritet që me mbërritjen e trupit të pajetë, më pas kortezhi i përmortshëm, sipas informacioneve do të shkojë në të gjitha fshtatra e Dropullit dhe më pas do të udhëtojë drejt kryeqytetit.
Aty ku në orën 16:00 do të ketë pritje, ceremoni mortore te Katedralja Orthodhokse në Tiranë. Kanë mbërruitur krerët e bashkisë Dropullit, krerët e Omonia dhe PBDNJ./Radar.al
E la amanet/ Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos do të prehet në Shqipëri

