Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Mbaroi Bujari”/ I penduari i drejtësisë zbulon tregon planin për ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës

    June 17, 2025

    TIRANË– Ditën e e sotme në GJKKO janë zbardhur dëshmitë e forta nga dosja hetimore për vrasjen e Bujar Çelës, vëllai i një prej personazheve të njohur të botës së krimit, Talo Çela.

    Në deklarimet e dhëna para autoriteteve, i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej jep detaje të hollësishme për organizimin dhe ekzekutimin e atentatit.

    Nga ajo që deklaron Alibej menjëherë pas vrasjes së Emiljano Kapllanit, ai ka komunikuar me shtetasin Nuredin Dumani për objektivin tjetër: Bujar Çelën.

    “Ishte një shënjestër e thjeshtë.”-është shprehur ai.

    Sa i takon vendin ku ndodhi atentati, Alibej tregon se kishin informacione të mëparshme. “Vendosëm që atentati të ndodhte në mëngjes, pranë një kafeneje. Fillimisht e prisnim pranë banesës, por një komshi i pa djemtë me maska dhe ata u larguan.”

    Sipas tij, të shtënat fillimisht janë bërë nga djemtë e Fushë-Krujës, ndërsa më pas ka qëlluar edhe Nuredin Dumani. Pas atentatit, Dumani e ka informuar Alibeun me fjalët: “Mbaroi Bujari”.

    Alibej pretendon se ka qenë në dijeni të çdo lëvizjeje përmes radiove të Policisë që kishte në dispozicion.

    “Një oficer, Agim Lleshi, më telefonoi dhe më tha se po nisej drejt vendit të ngjarjes pasi ishte vrarë vëllai i Talos”, është shprehur Alibej.

    Ndërkohë Xhuliano Hoxha ka deklaruar “Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Bujar Çelës. Kam qenë në burg kur ndodhi ngjarja. Këtu nuk po zhvillohet një gjyq i vërtetë”.

    Dëshmia e Erion Alibejt

    Pas vrasjes së Kapllanit, komunikova me Nuredinin për Bujarin. Ishte një shënjestër e thjeshtë. Pas ekzekutimit të Kapllanit, të nesërmen, çunat e Fushë-Krujës sollën një makinë “E-Class” për punë, për ekzekutim. Në fillim, makina qëndroi pranë një lokali te kryqëzimi i Cërrikut. Ndërkohë, çunat e Fushë-Krujës, Enver Diva dhe Besmir Xhixha, erdhën me një “Renault” të bardhë.

    Në lidhje me lokalin ku u ekzekutua Bujari, kishim informacion prej kohësh.

    Pasi u caktua mëngjesi për ekzekutimin te kafja, fillimisht e pritëm afër shtëpisë. Një komshi i një banese aty pranë pa çunat me maska dhe për këtë arsye u larguan.

    Te kafja, fillimisht qëlluan çunat e Fushë-Krujës, më pas qëlloi edhe Nuredini.

    Pasi ndodhi ngjarja, Nuredini më njoftoi: “Mbaroi Bujari.”

    Makina “Renault” u dogj rreth 8 kilometra më larg, ndërsa çunat e Fushë-Krujës u kthyen në Fushë-Krujë. Ndërkohë, unë kisha radio policie në dispozicion. Më telefonoi një oficer, Agim Lleshi, me të cilin kisha kontakt. Më tha që po shkonin në vendngjarje, sepse ishte vrarë vëllai i Talos.

    Kam dërguar 60 ose 70 mijë euro te një karburant në Vorë. Nuk mbaj mend nëse i morën çunat e Fushë-Krujës apo Nuredini. Të nesërmen, pashë nga kamerat që po vinte një autokolonë policie. E dija që po vinin për arrestimin tim. Nuk kam bërë rezistencë. Kam plotësuar formularët dhe që nga ajo ditë jam këtu./Radar.al 

    bujar cela Erjon Alibej Talo Çela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    November 9, 2025

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    November 9, 2025

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    November 9, 2025

    Protagonist në derbin kundër Juventusit, Ismajli: Në pjesën e dytë kishim 2-3 raste, kemi portier të madh

    November 9, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.