Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Maturantët me sytë nga teknologjia e inxhinieria, rreth 30% zgjedhin shkencat mjekësore

    August 26, 2025
    Maturantët me sytë nga teknologjia e inxhinieria, rreth 30% zgjedhin shkencat mjekësore

    Degët e informatikës dhe ato të inxhinierisë mbeten më të kërkuarat nga maturantët për edhe vitin e ri akademik. Mbi 31% e tyre kanë përzgjedhur të paktën një program të lidhur me teknologjinë e informacionit ose inxhinierinë, duke lënë pas shkencat mjekësore dhe infermierinë, që zënë rreth 30% të aplikimeve.

    “Ata që mbanin kurorën në këto dy vitet e fundit janë inxhinieritë dhe teknologjia të cilët e kanë tejkaluar shkencat mjekësore dhe janë vend të parë, po në një përqindje shumë të ulët, mbi 31% e maturantëve kanë zgjedhur së paku një nga këto degë. Pastaj vijnë shkencat mjekësore që janë rreth 30% dhe në vend të tretë në rang kombëtar janë shkencat ekonomike që përfshijnë ekonominë, biznesin, financën, dhe degë të ndryshme të këtij grupimi që janë rreth 18%.”, thotë Arjan Xhelaj, drejtor i rrjetit akademik shqiptar.

    Drejtori i rrjetit akademik shqiptar Arjan Xhelaj sqaroi se orientimi i të rinjve është në përputhje me kërkesat e tregut të punës, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj.

    Ndërkohë, programet e mësuesisë vijojnë të mbeten më pak të preferuarat, me një përqindje që nuk kalon 7.5, duke ruajtur të njëjtat ritme si vitet e mëparshme. Degët profesionale, po ashtu kanë shënuar rritje.

    “Programe dy-vjeçare kanë një ecuri të mirë, janë rreth 10%. Pastaj degët e mësuesisë kanë ngelur stabël. Të themi gjithë programet që çojnë te mësuesia janë stabël. Lëvizin diku te 7.5%. Universiteti Bujqësor me ato programe të reja që ristrukturoi ka një të themi shifër të mirë aplikimesh.”, – thotë Arjan Xhelaj

    Mbi 20.000 maturantë aplikuan për studime në universitetet publike dhe private, një shifër që nuk ishte arritur më parë.

    Procesi i regjistrimit nis më 29 gusht dhe do të zhvillohet në shtatë faza 48-orëshe. Çdo maturant që shpallet fitues ka dy ditë kohë për t’u regjistruar, përndryshe vendi i tij i kalon automatikisht kandidatit në listë pritjeje. Pas këtyre fazave, parashikohet edhe një mundësi çregjistrimi për ata që duan të ndryshojnë zgjedhjen, duke hyrë sërish në garë për raundin e dytë.

    Maturantët me sytë nga teknologjia e inxhinieria rreth 30% zgjedhin shkencat mjekësore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    January 17, 2026

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    January 17, 2026

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    January 17, 2026

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.