Site icon Informohu siç duhet

Matura 2026/ Nis plotësimi i formularëve A1 për maturantët, mesazhi i ministres së Arsimit

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ditën e sotme ka njoftuar nisjen e një jave të rëndësishme për maturantët, me hapjen e procesit të plotësimit të formularëve A1.

Sipas ministres, nga sot maturantët mund të plotësojnë formularët A1 online, në përputhje me udhëzimet e publikuara nga institucionet përkatëse. Ajo u ka bërë thirrje nxënësve që, përpara aplikimit, të këshillohen me mësuesit, prindërit dhe koordinatorët e karrierës, në mënyrë që të zgjedhin me besim drejtimin që i përfaqëson më mirë. Ndërkohë, për të gjithë kandidatët për Maturën Shtetërore që plotësojnë formularët A1Z, aplikimet do të jenë të hapura më 11 dhe 12 shkurt.

POSTIMI I PLOTË:
Mirëmëngjes në nisje të një jave të rëndësishme për maturantët
Nga sot, kryhet plotësimi i formularëve A1 për maturantët, të cilët plotësohen online sipas udhëzimeve të publikuara
Të dashur maturantë, para se të aplikoni, këshillohuni me mësuesit, prindërit dhe koordinatorin e karrierës dhe zgjidhni me besim në dijet tuaja, atë që ju përfaqëson më mirë
Për të gjithë kandidatët për Maturën Shtetërore (të cilët plotësojnë formularët A1Z) aplikimet do të jenë të hapura në datat 11 dhe 12 shkurt
Suksese
#Matura2026./Radar.al

Exit mobile version