Site icon Informohu siç duhet

Mateo Borri rrëfen momentin e vetëm kur mendoi të largohej nga Big Brother: Ishte nata e parë

Finalisti i dytë i “Big Brother”, Mateo Borri, ka folur në një intervistë për “Big Brother Radio” me ish-banoren Heidi Baci, ku ka ndarë detaje nga rrugëtimi i tij brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Ai ka komentuar eksperiencën e tij gjatë qëndrimit në program, marrëdhëniet me banorët e tjerë, përfshirë edhe raportin me Brikena Selmanin, si dhe dasmën e organizuar brenda shtëpisë, që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Megjithatë, Borri ka zbuluar edhe momentin e vetëm kur ka menduar të largohej nga loja. Sipas tij, kjo ka ndodhur që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpi, pasi nuk ishte i përgatitur për ambientin ku u fut.

“I vetmi moment që kam thënë të dal jashtë ka qenë nata e parë, sepse nuk e prisja të hyja te ‘akuariumi’,” është shprehur ai.

Ai ka shtuar se arsyeja kryesore ishte ndjesia e ambientit të mbyllur, e cila i ka krijuar vështirësi në fillim të eksperiencës.

“Vetëm fakti që ishte ambient i mbyllur,” theksoi Mateo.

Ndërkohë, finalja e madhe e këtij edicioni të “Big Brother” pritet të zhvillohet të shtunën, ku do të shpallet edhe fituesi i sezonit.

Exit mobile version