TIRANË– Ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar edhe për sherrin mes vajzave të njohura të shoëbizit.
Një javë më parë Klea Prenga u dhunua brutalisht me porosi të motrave Antonela dhe Mariela Berisha, në një restorant në kryeqytet. Modelja u lëndua rëndë në fytyrë, pasi sipas saj motrat Berisha i kanë çarë një gotë në fytyrë.
Rrumbullaku deklaroi se pritet që shumë shpejt të ketë një njoftim zyrtar për arrestimin e tyre.
“Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre.”- u shpreh Rrumbullaku.

