Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kundër politikës sonë”/ Kryeministri izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

    Rama kërcënoi me mbyllje të RTSH/ Punonjësit e televizionit: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

    15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Masakra e Dobraçit me 4 viktima. Fiton lirinë personi i arrestuar

    May 16, 2025
    Masakra e Dobraçit me 4 viktima. Fiton lirinë personi i arrestuar

    Ditën e sotme Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndryshoi masën e sigurisë për personin e arrestuar në lidhje me masakrën e Dobraçit.

    GJKKO caktoi ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për shtetasin Gjuljo Vuksani. Vendimi në fjalë u mor nga gjyqytari i Posaçëm Erjon Çela, i cili pranoi kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Vuksanit.

    Kështu u rrëzua kërkesa për arrestimin e tij e dhënë nga prokurorja Elida Kackini. Kujtojmë se Vuksani dyshohet se ishte personi që siguroi automjetin tip “Range Rover” që u përdor nga autorët për të vrarë 4 personat në Dobraç.

    Kujtojmë se masakra e Dobraçit ndodhi pasditen e 30 tetorit nga i cili humbën jetën 4 persona, mes tyre dhe 2 qytetarë të pafajshëm që nuk kishin lidhje me ngjarjen.

    Njoftimi i plotë:

    1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 12.05.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësim i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e caktuar ndaj personit nën hetim Gjuljo Vuksani me vendimin nr. 139, datë 17.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale”.
    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 237 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 306, datë 14.05.2025, vendosi:
    3. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    4. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj personit nën hetim Gjuljo Vuksani me vendimin nr. 139, datë 17.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
    5. Urdhërohet personi nën hetim Gjuljo Vuksani që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në ****
    6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Gjuljo Vuksani nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
    7. Urdhërohet policia gjyqësore dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.
    8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, afat ky që fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
    fiton lirine i arrestuari Gjuljo Vuksani Masakra e Dobraçit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kundër politikës sonë”/ Kryeministri izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

    January 17, 2026

    Rama kërcënoi me mbyllje të RTSH/ Punonjësit e televizionit: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

    January 17, 2026

    15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

    January 17, 2026

    Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.