Site icon Informohu siç duhet

Masakër në shkollë në Turqi/ Shkon në 9 numri i viktimave, 13 të plagosur nga sulmi me armë zjarri

Bilanci i sulmit me armë zjarri në një shkollë të mesme në provincën jugore të Kahramanmaraş në Turqi është rënduar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 9.

Sipas transmetuesit NTV, nga ngjarja tragjike kanë mbetur të plagosur edhe 13 persona të tjerë.

Autoritetet turke nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi rrethanat e sulmit, autorin apo motivet që çuan në këtë akt të rëndë.

Mediat vendase raportojnë se autori i dyshuar është një nxënës i klasës së tetë.

Exit mobile version