Bledar Bejko ish-prokuror në një intervistë ka folur për atentatin e ndodhur mesnatën e së shtunës në Memaliaj, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i 4-t.
“Atentati në Memaliaj është rast ekstrem. Autorët duket se kanë humbur durimin, vrasësit profesionistë eliminojnë vetëm objektivin, ndërsa në rastin konkret, kanë menduar të arrijnë qëllimin, pa pyetur për dëme të tjera”, tha Bejko.
Ai u tha se ndoshta mund të jenë vrasës me pagesë, por ndoshta nuk janë profesionistë aq sa duhet.
“Mendoj se ata nuk i janë drejtuar objektivave direkt, por janë drejtuar te familjarët, në rastin konkret babai dhe xhaxhai”, tha Bejko.

