Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    Artan Hoxha zbardh takimin e Arubas: Diskutimet jo për trafik droge, por për…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Marta Kos dënon deklaratën e ministres serbe: Në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon spastrimin etnik

    July 14, 2026

    Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të kishte qenë në vend të Slobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën”.

    Duke folur në një konferencë për media në Bruksel, pas mbylljes së dy kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi, Kos u shpreh se është e tronditur nga deklarata të tilla, duke theksuar se në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon apo promovon spastrimin etnik.

    “Mund të ketë vetëm zero tolerancë për deklarata të tilla. Nuk ka vend në Evropë për retorikën që justifikon, avokon apo glorifikon spastrimin etnik. Jam personalisht e tronditur që një gjë e tillë është thënë. Deklarata të tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat, dinjitetin njerëzor, pajtimin, llogaridhënien dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, deklaroi Kos.

    E pyetur nëse Komisioni Evropian vazhdon të mbajë të njëjtin vlerësim për angazhimin e Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, komisionerja tha se deklarata të tilla bien ndesh edhe me detyrimet që Beogradi ka marrë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    “Këto deklarata janë në kundërshtim edhe me obligimet e Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Mund të supozoj vetëm se ky është qëndrimi personal i një ministreje dhe nuk përfaqëson qëndrimin e qeverisë së Serbisë. Presim që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi, të shmangin gjuhën nxitëse dhe të kontribuojnë në ndërtimin e besimit, pajtimit dhe stabilitetit në rajon”, u shpreh ajo.

    Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare, duke u dënuar gjerësisht si gjuhë që nxit urrejtje dhe bie ndesh me vlerat themelore të Bashkimit Evropian.

    etnik Evropë kos
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    July 14, 2026

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    July 14, 2026

    Artan Hoxha zbardh takimin e Arubas: Diskutimet jo për trafik droge, por për…

    July 14, 2026

    Artan Hoxha për zhvillimin e Sazanit: Një projekt ambicioz, por me sfida të mëdha infrastrukturore

    July 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.