Site icon Informohu siç duhet

EMRAT/ Marrin me forcë në makinë 44-vjeçarin dhe e kërcënojnë, arrestohen dy vëllezërit nga Durrësi

Marrin me forcë në makinë 44-vjeçarin dhe e kërcënojnë, arrestohen dy vëllezërit nga Durrësi

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët morën me forcë në makinë dhe kërcënuan një 44-vjeçar.

Menjëherë pas kallëzimt të 44-vjeçarit Policia lokalizoi dhe arrestoi në flagrancë në Stacionin e Policisë Palzh, Durrës dy vëllezërit me inicialet A. G., 25 vjeç, dhe  L. G,. 29 vjeç, banues në Durrës.

Sipas 44-vjeçarit shtetasit në fjalë e morën pa dëshirën e tij dhe e çuan në zonën e Kënetës ku dhe e kishin kërcënuar.

Dy vëllezërit, Aleksandër e Lulash Gecaj, akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

 Njoftimi i Policisë

Morën në makinë pa dëshirën e tij  një 44-vjeçar dhe e kërcënuan për motive të dobëta, Policia kapi dhe vuri në pranga dy vëllezërit.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh,  pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e  kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin  kërcënuar për motive të dobta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Palzh, Durrës dy vëllezërit e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. G., 25 vjeç, dhe L. G,. 29 vjeç,(vëllezër), banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Exit mobile version