LEZHË– Mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Shëngjin anija “Libra” me tetë emigrantë. Këta të fundit iu drejtuan Italisë ilegalisht, u evidentuan dhe u kapën nga autoritetet e vendit fqinj.
Janë publikuar pamjet ku shihen emigrantët që kanë zbritur nga anija, ndërsa më vonë këto 8 emigrantë do t’i nënshtrohen procedurave të kontrollit në qendrën në Shëngjin, më pas ata do të transferohen në kampin në Gjadër./Radar.al
