Top Channel sjell të premten spektaklin e titulluar “Për shqiptarët”, i cili vjen nën moderimin e Elvis Naçit, dhe Marina Vjollcës, që rikthehet në shtëpinë mediatike ku e nisi karrierën.
“Ku ka më bukur që në një program të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të ndihmuar njëri-tjetrin, për t’i dhënë shpresë njëri-tjetrit dhe për të na bërë të ëndërrojmë… I kam të gjitha ndjenjat e gërshetuara bashkë ndihemi shumë mirë që kthehem në shtëpinë time të parë mediatike, aty ku u linda dhe rrita profesionalisht”, tha Marina Vjollca.
“Live e bën shumë të ndjeshëm dhe transparent ngjarjen që po ndodh. Nuk ka gjë më të mirë se të bëhet live, është transparente, është e ndjeshme, dhe tregon atë që unë mendoj se është në ADN-në e shqiptarit, ajo që quhet bamirësi”, tha Elvis Naçi.
“Më beso, jemi çdo ditë në mbledhje me orë të gjata dhe çdo ditë na ndodh të prekemi nga historitë e shqiptarëve tanë. Vetëm pak minuta më parë, mbase mund ti kem sytë e lotuar, por lexojmë çdo ditë histori të reja dhe jam krenare që bëj një program të tillë dhe që shqiptarët janë kaq të fortë”, tha moderatorja.

