Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tre perime që ngadalësojnë plakjen dhe forcojnë imunitetin

    Danimarka hap ambasadë në Tiranë dhe Argjentinë në vitin 2026, mbyll atë në Mianmar

    “Gjatë operacionit të Erion Bobës ikën dritat”/ Akuzat e familjarëve reagon Spitali i Durrësit: Sistemi ka funksionuar normalisht, pajisjet jetike të sigurta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Marin Mema reagon pas deklaratave të Belerit: Vijon të trumbetojë të njëjtat gënjeshtra të paturpshme për shqiptarët e Çamërisë

    December 5, 2025
    "Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!" Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet
    Marin Mema

    Pas pjesëmarrjes së Fredi Belerit në emisionin e Roland Qafokut, Marin Mema ka reaguar me një deklaratë të fortë, duke e akuzuar Belerin për shpërndarje të gënjeshtrave dhe për shkelje të fakteve historike.

    Mema thekson se Beleri, i përfshirë sipas dosjeve hetimore në ngjarjen e Peshkëpisë, vazhdon të përsërisë akuza të pabazuara ndaj shqiptarëve të Çamërisë, duke i cilësuar si bashkëpunëtorë të nazistëve. Sipas Memës, kjo është një përpjekje për të justifikuar krimet dhe për të fshirë të vërtetën historike.

    Në reagim, Mema sjell dokumente, dëshmi dhe foto që tregojnë rolin e shqiptarëve të Çamërisë në çetat dhe batalionet çlirimtare, duke sfiduar tezën e Belerit. Ai gjithashtu thekson se bashkëpunëtorët e vërtetë ishin liderë të kohës në Athinë dhe klerikë, dhe jo fëmijë, gra apo të moshuar, viktimat e pafajshme të krimeve të asaj periudhe.

    Mema e konsideron Belerin si një përfaqësues të urrejtjes dhe antishqiptarizmit, i cili në Shqipëri, sipas tij, po përdor postin e Eurodeputetit për të sulmuar dhe përplasur frymën shqiptare, duke kaluar mbi plagët dhe ngjarjet tronditëse të historisë.

    POSTIMI I PLOTË
    Fredi Beleri, foli sërish, kërciti dhëmbët duke përmendur edhe popullatën çame! Njeriu i përfshirë sipas dosjes hetimore, qartësisht në ngjarjen e Peshkëpisë, vijon të shkelë mbi dosje, fakte e dëshmi duke shmangur e shpëtuar nga gjykimi i plotë i asaj ngjarje të 31 vjetëve më parë.

    Beleri vijon të trumbetojë të njëjtat gënjeshtra të paturpshme për shqiptarët e Çamërisë, duke i akuzuar se ishin bashkëpuntorë të nazistëve! Kjo është teza mbi të cilën u mbështetën sulmet ndaj popullatës civile, ndaj njerëzve të pambrojtur! Janë tezat mbi të cilën mbyllën sytë mijëra civilë! Që Fredi dhe Fredët kanë alergji nga librat, dokumentat dhe mbi të gjitha e vërteta, kjo është e njohur, por kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht.

    Bashkëpunëtori më i ethshëm ishte Napolon Zerva dhe disa qeveri të kohës në Athinë, ishin të tilla! Georgios Tsolakoglu, Kontantinos Logothetopoulos, Ioannis Rallis… kujt i shërbyen? Po fotografite e klerikëve të kohës? Çfarë tregojnë? Përse çadrat e Zervës, vendoseshin pranë atyre të ushtrise gjermane! Përse mbulohet marrëveshja e Zervës me Divizionin e parë Alpin dhe pakti për të mos sulmuar njëri-tjetrin? Këto janë të gjitha dokumenta!

    Përse fshihet historia e Musa Demit, Tahir Demit, Taho e Teme Sejkos, Hilmi Seitit, Ali Demit, Dervish Dojakës, Haki Rushitit, Petrit Demit, Mustafa Dautit, Jani Kondit, Emin Nuri Zanes, Osman Zenel Taka, e me rradhë… janë themelues çetash, më pas të Batalionit “Çamëria” e më tej “Ali Demi”, po kështu janë pjestarë të Regjimentit të 15 të Ushtrisë Popullore Çlirimtare Greke… Janë kudo në formë të dokumentuar! E gjitha kjo histori fshihet… dhe ekstremistët prej 1944-45 me gojën e Belerëve të kohës e tani me ata të sotëm, akuzojnë shqiptarët e Çamërisë për bashkëpunim… Kjo është formë e njohir për të justifikuar krimet!

    Po si janë kolaboracionistë fëmijë, nëna e të moshuar? Masa dërrmuese e viktimave ishin të tillë, njerëz të pambrojtur! Ata ishin bashkëpuntorët!? Në fakt bashkëpunëtorët ishin nga Zerva tek kryeministrat e Greqisë, përfshirë edhe klerikët e kohës, ka dokumenta, dëshmi e madje edhe foto…

    Beleri nuk vjen si Eurodeputet në Shqipëri, por si shtytës i urrejtjes, përplasjes dhe antishqiptarizmës, përfaqësues i denjë i grupeve më ekstreme! Po e ben këtë duke shkelur mbi plagë, duke nxitur e sulmuar frymën shqiptare, duke kaluar mbi dosjen e 1994 dhe të vërtetat e saj! Të fortë paskemi qenë… të durojmë dikënd që vjen e tallet me një nga momentet më tronditëse të historisë sonë!

    beleri Marin Mema
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tre perime që ngadalësojnë plakjen dhe forcojnë imunitetin

    December 5, 2025

    Danimarka hap ambasadë në Tiranë dhe Argjentinë në vitin 2026, mbyll atë në Mianmar

    December 5, 2025

    “Gjatë operacionit të Erion Bobës ikën dritat”/ Akuzat e familjarëve reagon Spitali i Durrësit: Sistemi ka funksionuar normalisht, pajisjet jetike të sigurta

    December 5, 2025

    SHBA i japin ultimatum BE-së: Merrni shumicën e përgjegjësive mbrojtëse të NATO-s deri në 2027

    December 5, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 5 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 4 Dhjetor 2025

    Dy shenjat e horoskopit që duhet të jenë të kujdesshme sot: paralajmërime për energji të paqëndrueshme dhe rreziqe

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.