Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio së fundmi në një intervistë për Fox News është shfaqur me një kryq të shenjtëzuar në ballë.
Gjatë kësaj interviste ai ka qenë duke folur për zhvillimet e fundit lidhur me Ukrainën, krizën në Lindjen e Mesme dhe fjalimin e Presidentit Trump në Kongres.
Ky veprim, krijoi një imazh të veçantë për të pasi ajo ditë shënonte ditën e parë të Kreshmës për besimtarët katolikë.
Disa besimtarë përdorin këtë ditë për të shënuar hyrjen në periudhën e agjërimit dhe të pendesës, duke shënuar ballin e tyre me hirin e shenjtëzuar nga Diela e Palmave të vitit të kaluar.
Shfaqja e rubios me këtë shenjë fetare ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Pjesa më e madhe e komenteve në rrjetin social X ka qenë e ndarë: disa përdorues shprehen krenarë për Rubio për këtë veprim fetar, ndërsa të tjerë e akuzojnë për “propagandë” në favor të Rusisë, duke e lidhur me një luftë fetare.
Por ndër to pati dhe komente ironike, ku disa komentues e kanë krahasuar me traditën e dikurshme, kur prindërit pikturonin kryqe në ballin e fëmijëve të këqinj.


