Maratona e Tiranës këtë vit u zbukurua akoma më shumë me një kategori të veçantë, të cilët me pjesëmarrjen e tyre e bënë garën më frymëzuese.
Në kuadër të maratonës, u zhvillua edhe gara “We Too,” e cila kishte më shumë synim motivimin sesa konkurrimin.
Në këtë kategori morën pjesë persona me aftësi të kufizuara dhe paraplegjikë, të cilët vrapuan për të mbështetur një kauzë të rëndësishme, duke përcjellë mesazhe të fuqishme shprese dhe guximi.
Pjesmëarrje e tyre na dëshmoi se asgjë nuk mund të ndalë vullnetin për të kapërcyer sfidat e jetës.
