Site icon Informohu siç duhet

Maqedonia e Veriut shpall gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë

Tr*gjedia me 59 vi*tima/ Maqedonia e Veriut pritet të shpallë 7 ditë zie

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin për një periudhë 30-ditore, pas përhapjes së zjarreve në disa rajone të vendit.

Vendimi u mor pas seancës së Komitetit Drejtues për Menaxhimin e Krizave, ndërsa u bë publik nga zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva. Ajo theksoi se masa do të mundësojë një veprim të koordinuar midis Ushtrisë, policisë, zjarrfikësve, Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe strukturave të mbrojtjes civile.

“Të gjitha burimet — njerëzore, teknike dhe logjistike — do të aktivizohen për të përballuar emergjencën dhe për të mbrojtur popullsinë”, tha Miteva në konferencën për shtyp.

Qeveria është zotuar të ofrojë mbështetje për të gjitha zonat e prekura, për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të kufizuar dëmet e mëtejshme nga flakët.

Exit mobile version