Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rogerti kërcënon Mateon: Do vi me rracën time te palestra

     Vr*u të bijën në Tiranë/ Libani refuzon ekstradimin e 49-vjeçarit palestinez në Shqipëri

    “E gjetën të varur në dritare”/ Tentoi të grabiste banesën por humbi jetën, vëllai i pronarit: Ishte me maskë dhe doreza

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

    June 4, 2025
    Dron ushtarak në Mal të Zi

    Autoritetet malazeze planifikojnë të fillojnë prodhimin e dronëve pa pilot, në bashkëpunim me një kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës, shkruan në një dokument të Qeverisë së Malit të Zi.

    Kjo qeveri thekson se kjo nismë është në përputhje me orientimin strategjik të Malit të Zi dhe se, mes tjerash, ajo do të forcojë industrinë vendase të mbrojtjes.

    “Do t’i përmirësojë kapacitetet e Ushtrisë në raport me NATO-n, do t’i mbështesë nevojat mbrojtëse të Ukrainës, si dhe do ta pozicionojë Malin e Zi si një furnizues të besueshëm të pajisjeve më moderne të mbrojtjes në tregun global”, sipas Qeverisë malazeze.

    Se kur do të fillojë prodhimi, nuk dihet, e as sa para do t’i ndajnë autoritetet malazeze për këtë qëllim.

    Në dokument thuhet se marrëveshja me vlerë deri në 15 milionë dollarë, do të mbështetet nga administrata amerikane e udhëhequr nga presidenti Donald Trump.

    Përndryshe, këto janë paratë që SHBA-ja i ka ndarë për Ushtrinë e Malit të Zi.

    Çka parasheh letër-qëllimi?

    Në seancën e mbajtur më 29 maj, Qeveria e Malit të Zi miratoi një “letër-qëllim” për të investuar në prodhimin e sistemeve të avionëve pa pilot (UAS) dhe zhvillimin e eksporteve nga aeroportet malazeze.

    Kjo letër do të nënshkruhet së shpejti nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, dhe drejtori i kompanisë By Light professional IT services LLC., Robert J. Donahue.

    Ajo do të jetë një hyrje në kontratën që do të duhet të nënshkruhet në shtator.

    Ministria e Gjeloshajt nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se ku do të ndërtohet fabrika, kur duhet të fillojë prodhimin dhe sa njerëz do të punësohen.

    Mali i Zi, gjithashtu, konfirmon me dokumente se do të sigurojë një kornizë legjislative për prodhimin dhe eksportin e komponentëve ushtarakë dhe të materialeve të rrezikshme.

    Aktualisht, Qeveria është duke punuar në një projektligj për prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, i cili duhet të jetë gati deri në fund të vitit.

    Në këtë iniciativë marrin pjesë tetë ministri, Agjencia për Aviacion Civil dhe Aeroporti i Podgoricës.

    Bashkëpunimi me kompanitë malazeze

    Qeveria e Malit të Zi do të ndajë gjithashtu fonde për krijimin e një kapaciteti prodhues për sisteme ajrore pa pilot, në bashkëpunim me kompaninë By Light dhe partnerin e saj 4WINDS LLC, të cilët do të themelojnë një kompani në Mal të Zi për nevojat e këtij projekti.

    Marrëveshja parashikon shfrytëzimin e kompanive nga Mali i Zi dhe rajoni për testimin e teknologjive ajrore dhe nënujore të sistemeve pa pilot.

    Në mënyrë të veçantë përmenden dy kompani nga veriu i Malit të Zi, të cilat merren me prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe eksplozivëve – Tara Aerospace nga Mojkovci dhe Poliex nga Beranja.

    Më herët, ato kanë qenë pjesërisht ose plotësisht në pronësi të shtetit, por, ndërkohë, janë privatizuar.

    Qeveria i ka ruajtur 12.5 për qind të aksioneve në Tara, e cila është e specializuar për sistemet e sigurisë ajrore dhe vitin e kaluar e ka mbyllur me mbi 8.6 milionë euro fitim.

    Poliex në Berane, që prodhon eksplozivë, ka operuar gjithashtu me mbi 4.2 milionë euro fitim.

    Deri në dhjetë orë fluturim

    Në ueb-faqen e kompanisë amerikane By Light mund të gjenden katër lloje dronësh.

    Aty thuhet se këto mjete fluturuese kanë “kohë të gjatë qëndrimi në fluturim dhe zhurmë të ulët, ndërsa njëkohësisht ofrojnë kapacitete të shumëfishta operacionale si në ajër, ashtu edhe në ujë”.

    Më moderni mes tyre është HALO-6 VTOL, ngarkesa maksimale e të cilit është 27.2 kilogramë dhe mund të qëndrojë në ajër deri në dhjetë orë.

    Kjo kompani ofron gjithashtu trajnime për pilotë dronësh.

    Ajo dhe degët e saj kanë fituar kontrata të vlefshme me institucionet amerikane.

    Vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën
    Qeveria e Malit të Zi zotohet se do t’i dhurojë Ukrainës serinë e parë të prodhimit të hershëm të sistemeve pa pilot dhe të pajisjeve mbrojtëse shoqëruese.

    “Konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë nënvizon nevojën urgjente për sisteme UAS dhe transportin e sigurt të materialeve të rrezikshme”, thuhet në dokument.

    Dronët përdoren shpesh në konfliktin mes forcave ruse dhe ukrainase, i cili mori hov pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022.

    Mali i Zi – anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake prej 11.3 milionë eurosh që nga fillimi i pushtimit, ka strehuar qytetarë ukrainas dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

    Së voni, Mali i Zi dhe Ukraina kanë rënë dakord për tekstin e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare të bashkëpunimit, e cila i referohet mbështetjes në rast të një sulmi të armatosur, investimeve në industrinë e mbrojtjes, bashkëpunimit të inteligjencës dhe rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta.

    Marrëveshja nuk është nënshkruar ende.

    Një marrëveshje e ngjashme me Ukrainën është nënshkruar deri më tani nga tridhjetë vende – kryesisht anëtare të NATO-s./REL

    Çmimet e biletave në ‘stratosferë’, 1500 euro për të parë Shqipëri-Serbi në stadium

    drone Mali i Zi SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rogerti kërcënon Mateon: Do vi me rracën time te palestra

    April 13, 2026

     Vr*u të bijën në Tiranë/ Libani refuzon ekstradimin e 49-vjeçarit palestinez në Shqipëri

    April 13, 2026

    “E gjetën të varur në dritare”/ Tentoi të grabiste banesën por humbi jetën, vëllai i pronarit: Ishte me maskë dhe doreza

    April 13, 2026

    Shqipëria bllokon doganat me Malin e Zi, Sebinë dhe Bosnjen nga data 14-16 Prill

    April 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot, parashikimi i horoskopit 13 Prill 2026

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh, astrologët paralajmërojnë ndryshime të forta deri në 2033

    Shenjat e horoskopit që nuk e përballojnë dot indiferencën!

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.