KORÇË– Një incident i rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës ku në një fabrikë letre, makineria i ka dëmtuar gishatat e dorës një punonjëse.
Lidhur me ngjarjen policia ka proceduar penalisht shtetasin TH.ZH,. i cili mbante postin e drejtuesit teknik në këtë biznes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Th. Zh., 59 vjeç, banues në Korçë, drejtues teknik në një fabrikë letre, pasi një punonjëse e fabrikës, duke punuar me një makineri, ka dëmtuar gishtat e dorës. E dëmtuara mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Radar.al