Në rrjetet sociale qarkulloi një automjet i cili ishte në breg të detit në Kune-Vain, Lezhë.
Në breg të detit në Kune-Vain, Lezhë qarkullon një makinë.
Video është shpërndarë në rrjetet sociale ku makina shihet të qarkulloj mes pushuesve duke i rrezikuar jetën.
Policia përmes një njoftimi, bën me dije se është bërë i mundur identifikimi dhe ndëshkimi i drejtuesit të mjetit.
Masa administrative me të cilën është ndëshkuar shtetasi E. P., 25 vjeç, i cili rezulton banues në Kurbin është 60 000 lekë.
Teksa në mbyllje të komunikatës, policia u bën apel qytetarëve të denoncojnë nëse përballen me raste të tilla.