Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës në Fier, kur një automjet tip “Citroen” humbi kontrollin dhe u përplas me murin rrethues të një banese.
Si pasojë, dy persona mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier. Burimet nga spitali bëjnë me dije se një prej tyre ka dëmtime më të rënda dhe ndodhet në sallë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.


