DURRËS-Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet. Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja u regjistrua paraditen e kësaj të hëne në rrugë “Durrës- Rrogozhinë”
Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. I., është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për identifikimin e viktimës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Informacion paraprak:
Më datë 09.02.2026, rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur në aksin rrugor “Durrës-Rrogozhinë”, një këmbësor ende të paidentifikuar, që si pasojë ka humbur jetën. Shtetasi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme, ndërkaq, vijon puna për të identifikuar shtetasin që ka humbur jetën, si dhe për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit./Radar.al


