Site icon Informohu siç duhet

Makina përplas për vdekje një 52-vjeçare në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë, konkretisht në Mjull Bathore, ku një 52-vjeçare është përplasur nga një automjet.

“Më datë 05.09.2024, në Mjull Bathore, shtetasi D. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Y. C., 52 vjeçe”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Exit mobile version