Site icon Informohu siç duhet

Makina përfundoi në humnerë/ Humb jetën punonjësi i ADZM, ishte nisur të fikte zjarret në Lurë

PESHKOPI– Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në rrugën Maqellarë-Peshkopi.

Burimet bëjnë me dije se shoferi i cili ndërroi jetë rrugës drejt Traumës, është identifikuar si Bledar Spahiu.

Ai ishte punonjës i ADZM Dibër dhe mësohet se ishte nisur drejt Peshkopisë për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”.

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë./Radar.al 

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë- Peshkopi, makina përfundon në humnerë

Jep dorëheqjen nga posti drejtori për Kufirin dhe Migracionin

Exit mobile version