TIRANË– Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Rrugën “Ali Demi”, pranë ish-Poligrafikut në Tiranë. Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalonin në zonë, pasi rrezikoheshin edhe automjetet e parkuara pranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në mjetet e tjera përreth.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera materiale, përveç automjetit që u përfshi në flakë.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe po hetohen nga grupi hetimor./Radar.al



