Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme ku një makinë ka përplasur dhe tërhequr zvarrë fëmijën 3-vjeçar.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Dimarchou Christou Beka” në Spatë, ku 3-vjeçari për shkak të plagëve të marra gjeti vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi i makinës është ndalur pas aksidentit dhe e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore lokale.
Por fatkeqësisht mjekët konstatuan se i mituri kishte ndërruar jetë.
Për rrjedhojë autoritetet arrestuan drejtuesin e automjetit dhe po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia.