Site icon Informohu siç duhet

Emrat/ Makina me çiftin shqiptar brenda alarmon policinë greke, rrethohet zona në Athinë. Mbërrin njësia antieksploziv

Policia greke e alarmuar bllokuar rrugën “Sokratous” në Athinë këtë të premte, 11 tetor, pas raportimieve që mori për praninë e një automjeti të dyshimtë.

Gjatë një kontrolli në të policia ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi eksplozivi dhe është detyruar të rrethojë zonën.

Automjeti rezulton i marrë me leasing dhe brenda tij kanë qenë në drejtim një çift shqiptarësh, të cilët janë shoqëruar menjëherë në Komisariat.

Ai është Armiol Rrasa, 39 vjeç nga fshati Gradishtë i Divjakës, person me precedentë penalë në Shqipëri dhe në Greqi, ndërsa gruaja është 33-vjeçarja Daniela Luari.

Hetimi është ende në vijim dhe detaje pritet të zbulohen në orët në vijim.

Exit mobile version